Categories Covid-19, Lajme

Fakte apo mite? Zbulohet nëse vaksina e Pfizer shkakton infertilitet tek gratë

Mbretëria e Bashkuar filloi vaksinimin  e popullsisë kundër Covid-19 këtë javë. Ndërkohë, platformat e rrjeteve sociale u mbushën me lajme  në lidhje me një titull alarmues që pretendonte se vaksina e koronavirusit nga Pfizer-BioNTech, mund të shkaktojë infertilitet te gratë. Por ekspertët kanë deklaruar se këto pretendime janë të pabazuara. “Është një mit, nuk është i vërtetë– nuk ka prova që mbështesin perceptimin e tyre”, tha Saad Omer, një ekspert i vaksinave në Universitetin Yale.

Këtë javë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave  tha se vaksina mund të mbrojë njerëzit kundër zhvillimit të COVID-19 pa shkaktuar efekte anësore serioze. Vaksina  Pfizer ka marrë dritën dritën jeshile në Britani dhe Kanada.

Lajmet në lidhje me infertilitetin u nxitën nga një artikull i botuar nga një blog i quajtur “Health and Money Neës”, i cili pretendonte në mënyrë të gabuar se vaksina e Pfizer përmbante një proteinë që luan një rol vendimtar në zhvillimin e placentës, duke shkaktuar infertilitet.

Pretendimet e pabazuara u morën nga një peticion i shkruar nga Michael Yeadon, një mjek britanik në pension dhe ish-punonjës i Pfizer, i cili më parë është kritikuar për pikëpamjet e tij të gabuara në lidhje me koronavirusin./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME