Categories Lajme

Falsifikuan testin e COVID për të kaluar në Maqedoninë e Veriut, dy të ndaluar, 37 vjeçari banues në Vlorë

2 persona janë arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi kishin falsifikuar testin e PRC anti-COVID me qëllim për të kaluar drejt Maqedonisë së Veriut. Të dy kanë tentuar të kalojnë kufirin me test të falsifikuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. A., 37 vjeç, banues në Vlorë dhe A. L., 36 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas, janë kthyer nga pala e Maqedonisë së Veriut, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në kategorinë Inad, pasi dyshohet se kanë përdorur teste PCR SARS-CoV-2, të dyshuar si të falsifikuar“, thote policia.

Gjithashtu policia kufitare e Pogradecit ka arrestuar edhe një 17 vjeçar, i cili edhe pse pa patentë drejtonte mjetin, në të cilën po transportonte 3 emigrantë sirianë drejt Maqedonisë.

Policia i bëri shenjë për të ndaluar, por ai nuk iu bind. Për këtë policia është vënë në ndjekje ku e ka ndaluar në Qafë Thanë. Gjatë kontrollit të mjetit tip veturë ‘Benz’ me targa AA092EF u gjetën në bagazh të fshehur  3 emigrantë sirianë. 17-vjeçari do të gjykohet për vepra penale “Ndihme për kalim te paligjshëm te kufirit”, “Mosbindje ndaj urdhrit te policisë se rendit publik” dhe “Drejtim automjeteve ne mënyrë te parregullt”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME