Categories Lajme

Familja Beu në Vorë apel institucioneve: Të venë dorën në zemër, jeta në çadër nuk është e lehtë

Pasi ka kaluar plot një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, ku shumë banorë humbën familjarët e tyre bashkë me banesat në disa zona të Shqipërisë, një pjesë e tyre jetojnë ende në çadra. Gazetarja e Fax News, Fjona Çela ka qenë sot pranë familjes së Rezarta Beut në Vorë, e cila ka përgjegjësinë për t’u kujdesur në kushte të vështira edhe për dy fëmijët e saj të mitur. Familja Beu adresoi problemet dhe vështirësitë që po kalojnë në kushtet e një dimri të ftohtë, ndërsa bëjnë thirrje që rindërtimi i banesës së tyre të nis sa më parë.

“Ka qenë shumë e vështirë, pas periudhës që ra edhe Covidi, vështirësitë janë shtuar edhe më shumë. Kam shkuar edhe tek bashkia dhe më thonë se do fillojmë nga puna e rindërtimit për të gjithë, se kur nuk më kthejnë përgjigje.  Është e vështirë të jetosh në çadër por nuk kam ku të shkoj me dy fëmijët, shyqyr që ka qenë pak diell koha se dimri është i vështirë”.  Ajo ngreh dhe një shqetësim që gjatë qëndrimit në çadër kanë qenë të rrezikuar nga gjarpërinjtë “Gjatë verës ka patur probleme me gjarpërinjtë, shyqyr që erdhi dimri. Ka hyrë gjarpëri tek divani në 7 e 30 të mëngjesit, kishim frikë të hynim brenda bashkë me fëmijët”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E braktisur nga qeveria/ Rrënohet ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës

Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E PLOTË/ Nga “non grata” e ambasadorit deri tek sulmet ndaj Bashës e Ramës, çfarë ndodhi në Konventën e PL

Partia e Lirisë zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir…

LEXO ME SHUME