Categories Lajme

Familja e policit rrugor që u hodh nga pallati , pas arrestimit të djalit të Samir Manes: Kjo është një situatë personale, Azbiu do qetësi

Familja e efektivit të Policisë Rrugore, Azbi Spahiu, i cili dyshohet se u hodh nga lartësia e një pallati në kryeqytet, ka reaguar në lidhje me hamendësimet në rrjet se ndaj tij është bërë presion për të fshehur të vërtetën rreth një aksidenti ku i përfshirë ishte Martin Mane, djali 28-vjeçar i biznesmenit Samir Mane. Sipas deklaratës publike të shpërndarë për mediat, familja shprehet se gjendja shëndetësore e 57-vjeçarit po përmirësohet dhe se e vlerëson mbështetjen e gjithkujt dhe se kjo është një situatë personale që nuk lidhet aspak me ndonjë presion për shkak të detyrës nga eprorë, kolegë, qytetarë apo biznesmenë, siç është aluduar në disa raste.

Reagimi

Në përgjigje të interesimit të mediave, ne, familja Spahiu, ndjejmë detyrimin të sqarojmë situatën e të afërmit tonë, Azbiut.

Ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta për të gjithë ata që në këto ditë të vështira na kanë qëndruar pranë. Në radhë të parë, falënderojmë miqtë, të afërmit, kolegët e punës dhe çdo person tjetër që ka treguar solidaritet, qoftë edhe pa pasur njohje të mëparshme me ne.

Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e të dashurit tonë po përmirësohet dhe mezi presim që ai të rikthehet sa më parë në jetën dhe punën e përditshme.

Ne si familje kemi qenë gjithnjë të thjeshtë dhe larg qendrës së vëmendjes së medias apo opinionit publik. Situata aktuale ka krijuar shqetësim, jo vetëm për Azbiun, por edhe për ne si familje, miqtë dhe të afërmit tanë. Kjo vëmendje e tepërt dhe aludimet e pavërteta nuk ndihmojnë, përkundrazi, na e rëndojnë situatën. Për këtë arsye, ju lutemi të gjithëve që ta respektojnë privatësinë tonë dhe të mos merren me spekulime me çështjet personale, që as i di njeri e as ka pse t’i dijë.

Siç na kanë këshilluar edhe mjekët, ajo që i duhet më shumë tani Azbiut është qetësia. E vlerësojmë shumë interesimin dhe mbështetjen e gjithkujt, por kërkojmë mirëkuptim që asnjë veprim të mos ndërmerret në emrin tonë, sepse nuk na ndihmon.

Për të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e Azbiut, dëshirojmë të konfirmojmë se kjo është një situatë personale dhe nuk lidhet aspak me ndonjë presion për shkak të detyrës nga eprorë, kolegë, qytetarë apo biznesmenë, siç është aluduar në disa raste.

E falënderojmë secilin prej jush që ka treguar mbështetje të sinqertë. Jemi mirënjohës për punën e palodhur të mjekëve të Spitalit të Traumës, të cilët po ndihmojnë në rikuperimin e shpejtë të Azbiut. Me ndihmën e tyre dhe mbështetjen e gjithë miqve tanë, jemi të bindur që gjithçka do të kthehet në normalitet.

Ju falënderojmë nga zemra për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME