Categories Lajme

Familja Josifi/ Mjekët nuk lejojnë të marrin në pyetje Blertën

Kur kanë kaluar 11 ditë nga ngjarja e rëndë në Kombinat, ku u gjetën të pajeta nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi dhe e mbijetuara Blerta Josifi, Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar telefonat e tyre për të kryer ekspertimin.

Hetuesit kërkojnë të gjejnë se cilat kanë qenë komunikimet e fundit që kanë patur anëtarët e familjes Josifi, për të çuar më pas në zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Po kështu, në ditët në vijim pritet që të zbardhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së Anisa dhe Zhaneta Josifit dhe kohën se kur ka ndodhur.

Nga verifikimet e para ka rezultuar se Anisa Josifi ka humbur jetën për shkak të mos ushqyerjes, ndërsa referuar deklarimeve të 34-vjeçares Blerta Josifi, motra e saj ka qëndruar 52 ditë pa ngrënë, deri sa humbi jetën në Mars të vitit të kaluar. Ajo ka treguar se bashkë me nënën e saj besonin se Anisa do të ringjallej dhe filluan të vetesakrifikoheshin duke refuzuar edhe ato ushqyerjen.

Por për shkak të gjendjes mendore, ajo aktualisht qëndron e shtruar në Spitalin Psikiatrik dhe mjekët nuk kanë lejuar që hetuesit ta marrin në pyetje, derisa gjendja e saj të përmirësohet, bën me dije “TvKlan”. Po kështu pritet të merren në pyetje të gjithë personat që kanë vizituar dy vitet e fundit banesën e familjes Josifi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME