Categories Lajme

Familja me 10 anëtarë jeton në lulishte pasi banesën ua përpiu zjarri

Një familje me 10 anëtarë në Korçë, mes të cilëve fëmijë, jeton prej dy ditësh në një lulishte pasi banesa e tyre u dogj. Prej aty ata kërkojnë ndihmë pasi vetë thonë se janë në pamundësi.10 anëtarë të familjes Rrapi në Korçë, mes tyre fëmijë të mitur, prej dy ditësh e kanë shndërruar këtë lulishte në shtëpi.Një zjarr u shkrumboi banesën dhe tre kurorë që jetonin aty i la në qiell të hapur.Për ta është një sfidë tjetër jetësore, ndërsa më përballeshin me varfërinë.“Jemi familje shumë e varfër, bëhemi shumë vetë në shtëpi. Jemi 10 veta, me shumë fëmijë të vegjël dhe babain e sëmurë.Kërkojmë ndihmë nga bashkia, i lutemi zotit kryetar të na ndihmojë, të vërë dorën në zemër. Zjarri ishte në mëngjes herët. Vëllai i vogël e ndjeu i pari, shpëtoi fëmijët. Erdhën dhe komshinjtë dhe na ndihmuan, tmerri vetë”.Anëtarët e familjes thonë se gjithçka kishin është shkrumbuar dhe ata nuk kanë mundësi ta riparojnë shtëpinë.Ndaj kërkojnë ndihmë.“Kërkoj ndihmë nga të gjithë, kam një vajzë 2 vjeçe. Ne ishim në gjumë, vetëm kur ndjemë flakët, të qarat e fëmijëve”.Sipas hetimeve shkak për zjarrin që shkrumboi banesën u bë një shkëndijë elektrike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME