Categories Lajme

Familja Rexha kërkoi mbrojtje nga policia, babai i Armand e Arjan Gosë ia lë çështjen drejtësisë: S’do hakmerremi

Habib Rexha, autori i vrasjes së Arjan Gosës ka deklaruar se e kreu vrasjen pasi familja e tij ndihej e kërcënuar nga familja Rexha. 31 vjeçari ka deklaruar se i trembej një sulmi të tillë nga ana e Arjan Gosës por e ndërmori vetë hapin i pari duke e ekzekutuar me një plumb në kokë.

Gazetari Leonidha Musaj i ABC News raporton duke iu referuar burimeve policore se familja Rexha nuk ka pasur kërcënime nga ana e familjes Gosa.

“Nuk ka pasur kërcënime por këto janë pretendime të Habib Rexhës për të përfituar duke deklaruar se ngjarjen nuk e ka kryer për hakmarrje.

Habib Rexha ka deklaruar se ka mësuar se Arjan Gosa kishte folur me persona të tjerë në Kavajë se do t’i shuante dhe do të merrte hak për vëllain e tij”, tha gazetari.

Gjithashtu ai raportoi se familja Gosa ka deklaruar se do t’ja lërë në dorë çështjen drejtësisë dhe se nuk do të vazhdojë hakmarrjen.

“I ati i vëllezërve të vrarë të Armand dhe Arjan Gosës ka deklaruar në polici se ne nuk do të vazhdojmë kalvarin e vrasjeve dhe hakmarrjes për këto ngjarje të rënda por do t’ja lënë në dorë drejtësisë duke marrë parasysh se edhe vetë autori është dorëzuar dhe ka pranuar akuzat”, tha ai.

Një ditë më parë, familja Rexha kishte kërkuar mbrojtje nga policia për shkak të frikës se familja Gosa mund të hakmerret për vrasjen e familjarit të tyre Arjan Gosa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME