Categories Lajme

Programi READ, Kushi: Bashkëpunim të qëndrueshëm me diasporën akademike

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga AADF për zgjerimin e programit READ – Ekspertiza e Kërkimit nga Diaspora Akademike.

“Ky program që deri më sot ka përfshirë 10 universitete publike, tashmë zgjerohet edhe me 5 universitete të tjera jopublike, të cilët kanë krijuar tashmë një bashkëpunim të qëndrueshëm me diasporën akademike”, tha Kushi.

Akademikët shqiptarë, kryesisht nga universitete në Evropën Perëndimore dhe SHBA, janë përfshirë në këtë program duke dhënë kontribut në rritjen e kapaciteteve dhe cilësisë së kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë.

Ministrja vlerësoi kontributin e dhënë nga qindra akademikë të diasporës për arsimin e lartë, që nga hartimi i kurrikulave dhe programeve të përbashkëta, si dhe punën e bërë për kërkimin shkencor ku përfshihen artikujt e përbashkët në revista prestigjioze evropiane.

Kushi u ndal edhe tek ndërkombëtarizimi i universiteteve, duke e cilësuar si një nga prioritetet e arsimit të lartë.

“Ndërkombëtarizimi i universiteteve është prioriteti ynë absolut dhe diaspora akademike në këtë drejtim jep një kontribut të çmuar absolutisht. Sepse ne me ndërkombëtarizim të universiteteve nënkuptojmë programet e përbashkëta, programet e dyfishta, shkëmbimin e pedagogëve, punë kërkimore të përbashkëta. Pra janë pikërisht diaspora akademike që do të shërbejnë si ura shumë të mira bashkëpunimi, tashmë jo individuale, jo ata personalisht, por edhe përmes institucioneve që ata përfaqësojnë. Përmes universiteteve apo institucioneve kërkimore shkencore, ku ata janë të angazhuar në Evropën perëndimore kryesisht dhe në Shtetet e bashkuara të Amerikës”, theksoi Kushi.

Ministrja Kushi në fjalën e saj u shpreh e kënaqur nga arritjet e disa universiteteve, pedagogëve e kërkuesve në programet e kërkimit shkencor të BE-së, si “Horizont Evropa” dhe “Erasmus”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME