Categories Showbiz

Familja u bashkua! Holta gjen nënën biologjike Jorgjien pas 53 vitesh

Holta gjen nënën biologjike Jorgjien pas 53 vitesh! Me një familje të madhe e me shumë dashuri ajo tashmë nuk është më e vetme. Nënë Jorgjia realizoi ëndrrën e saj të ndrydhur në vetvete prej vitesh që të përqafojë sërish Rozetën e saj.

Ardit Gjebrea: Quhet Devis dhe është djali i Rozetës.

Jorgjia: Zoti i çoka gjërat në vend.

Ardit Gjebrea: Ja ku është, Rozeta jote jeton dhe është me dy motrat.

Jorgjia: Të kenë jetën e gjatë.

Ardit Gjebrea: Të ka kërkuar, gjithë jetën ka pyetur dhe atë e ka birësuar një zonjë me emrin Jorgjia si ty.

Jorgjia: Ku, në çfarë qyteti? Ma trego të vërtetën si shpirti.

Ardit Gjebrea: Në Tiranë. Ka shkuar një çift për të birësuar një fëmijë në qytetin e Vlorës dhe kanë patur disa fëmijë atje dhe në një moment Rozeta jote ka shkuar dhe e ka përqafuar zotërinë që kishte shkuar bashkë me bashkëshorten dhe ata kanë thënë se këtë vajzë do të marrim dhe e morën.

Jorgjia: Sa vjeçe?

Ardit Gjebrea: 5 vjeçe. Është rritur në një familje të mrekullueshme, ta kanë mbajtur shumë mirë vajzën.

Jorgjia: Faleminderit. Jam mirënjohëse tërë jetën.

Ardit Gjebrea: Ajo u bë një balerinë dhe djali i saj është një balerin shumë i talentuar. Je gati ta takosh?

Jorgjia: Gati.

Ardit Gjebrea: Sot e ka emrin Holta sepse kur e morën dhe e adoptuan, nga Rozeta e quajtën Holta, kështu që të gjithë e njohin me këtë emër. Tani ti do e thërrasësh me këtë emër apo Rozeta?

Jorgjia: Rozeta.

Ardit Gjebrea: Rozeta eja tek mamaja që të ka lindur!/tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME