Categories Lajme

Faqja e njohur e fluturimeve: Shqipëria me aeroport të ri në Vlorë

Shqipëria dëshiron të tërheqë më shumë turistë të huaj në plazhet e saj dhe kjo është arsyeja pse vendi po ndërton një aeroport të ri, shkruan Martin Dichler për faqen e njohur të fluturimeve aerotelegraph.com.

”Qyteti i Vlorës ka rëndësi historike për vendin. Pasi Shqipëria fitoi pavarësinë, më 28 nëntor 1912, këtu u zhvillua Asambleja e parë Kombëtare. Sot, ky qytet është më i rëndësishëm për turizmin, ai është kontakti i parë për vizitorët në plazhet e rivierës shqiptare.

Qyteti bregdetar me 80 000 banorë përballë gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit nuk është i lehtë për t’u arritur. Vizitorët e huaj duhet së pari të fluturojnë për në Tiranë dhe prej andej me makinë për në Vlorë për rreth dy orë. Por, kjo do të ndryshojë.

Që nga viti 2018, qeveria shqiptare kishte planifikuar të ndërtonte një aeroport të dytë ndërkombëtar në Vlorë. Pasi dështuan negociatat me një konsorcium turk, projekti u reklamua ndërkombëtarisht, por procesi u ndërpre përsëri, por tani është shpallur një fitues.

Më 5 mars, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dha kontratën përfundimtare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, pas një vonese prej më shumë se një viti. Fituesi i tenderit është ”Swiss Mabco Constructions”.

Kompania e ndërtimit me qendër në Lugano po merr përsipër koston e ndërtimit të projektit për 104 milionë euro. Në kthim, ajo merr një koncesion 35-vjeçar për të operuar aeroportin e Vlorës. Ndërtimi i projektit të ri të aeroportit do të fillojë këtë vit. Në hapin e parë të zgjerimit, një pistë dhe terminal me një kapacitet deri në dy milionë pasagjerë do të ndërtohen brenda tri viteve.

”Mabco Constructions” është pjesë e grupit ”Mabetex” të kryesuar nga politikani dhe biznesmeni Behgjet Pacolli. Ai konsiderohet kosovari më i pasur, ka nënshtetësi zvicerane dhe kosovare dhe ka fituar një pasuri të vlerësuar prej më shumë se 900 milionë dollarësh përmes projekteve të shumta të ndërtimit në Kazakistan dhe Rusi.

Ministrja e Infrastrukturës së Shqipërisë, Belinda Balluku, pranoi në një deklaratë se “industria e aviacionit është më e prekura nga pandemia”.

Sidoqoftë, qeveria beson në një rimëkëmbje. “Deri tani është koha për të zgjeruar më tej infrastrukturën aeroportuale të vendit”, thotë ajo.

”Projekti është investimi më i madh në rajon në vite. Prandaj është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe ‘Mabetex Group’ që të jemi në gjendje të zbatojmë këtë projekt”, thotë ndërkohë i lumtur Behgjet Pacolli./ a.jor.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME