Categories Lajme

Farmacistja shqiptare në Francë: Deri në pranverën e 2021 do të vaksinohen 30 mln banorë

Saimira Beqo, shpërndarëse farmaceutike në Francë ka deklaruar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit se vaksinimi në Francë ka nisur në dy qendra. Ajo theksoi se deri në pranverën e vitit 2021 është parashikuar që të vaksinohen 30 milionë banorë. Beqo shtoi se ky proces po ecën me ritme të ngadalta pasi pjesa më e madhe e qytetarëve janë skeptikë.

“Ka nisur vaksinimi në dy qendra. Farmacia është në qendër të këtij koordinimi. Në tre fazat që janë fiksuar për të bërë vaksinimin deri në pranverë të 2021 parashikohen të vaksinohen 30 milionë banorë. Franca është një shtet që ecën me hapa të ngadalta sepse njerëzit janë shumë skeptikë dhe nuk pranojnë kollaj një gjë të re. Francezët pranojnë më shumë metoda tradicionale. Pjesën më të madhe të vaksinës do e marrin te Astra Zeneca sepse i afrohet më shumë këtyre kushteve”, deklaroi ajo.

Beqo përmendi grupet që do të vaksinohen në tre fazat e para kur do vihen në dispozicion 6000 farmaci për shpërndarjen e vaksinës. Ajo u shpreh se personat që e kanë kaluar COVID-in nuk i ndalohet të bëjnë vaksinën.

“Unë jam shumë dakord me ato që u thanë. Vaksina që është prodhuar nga Pfizeri ka sfiduar proteinën e virusit. Që ta kapë virusin dhe ta eliminojë para se të shkaktojnë probleme të tjera. Ka tre faza që do aplikohet vaksina. Filloi dje dhe do vazhdojë në Janar në shtëpinë e të moshuarve. Personeli shëndetësore që shërben në këto ambiente.

Faza e dytë në shkurt dhe Mars vazhdon me moshat mbi 75-vjeç. pastaj nga 64 deri në 75-vjeç. Faza e tretë do vazhdojë me moshat nga 50 deri në 64 vjeç. Unë jam në moshën mbi 50-vjeç dhe do më bjerë radha në pranverë. Unë e kalova COVID-in por nuk është e ndaluar ta bësh. Do vihen në dispozicion 6000 farmaci për të shpërndarë vaksinën. Që të vazhdojë vaksinimi në popullsi duhet të rritet besimi i popullsisë”, tha Beqo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME