Categories Lajme

“Fasoneritë s’kanë pse të mbyllen”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka treguar me shifra për të gjithë punën koordinuar në terren, për inspektimet e kryera nga ISHP, AKU, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut. Në një intervistë për emisionin “Repolitix” në Report Tv, Hajdari tha se 21 nga 762 fasoneri që ndodhen në vend janë gjobitur, me shuma të larta deri në 1 milion lekë të reja.

Kryeinspektori i Përgjithshëm deklaroi se që prej datës 10 mars e deri më sot, janë kryer gjithsej 3,369 inspektime në lidhje me respektimin e masave anti-COVID, nga subjektet tregtare dhe të biznesit.

Hajdari u shpreh se fasoneritë nuk duhet të mbyllen, pasi kanë të punësuar 140 punonjës dhe bllokimi i tyre do të sillte një krizë tepër të rëndë ekonomike. Ai  theksoi se është e rëndësishme që fasoneritë të respektojnë masat, distancimin social dhe ta zhvillojnë punën me turne.

“Nga 10 marsi e deri sot janë kryer 3 369 inspektime dhe kjo është një punë voluminoze që nuk ka ndaluar asnjë ditë. Nga këto inspektime 160 subjekte janë gjobitur. Gjatë këtyre dy ditëve ka pasur probleme në Krujë me fasoneritë. Duhet të dimë që në Shqipëri ka 762 fasoneri ku janë gjobitur 21 prej tyre me gjoba tepër të rënda deri në 1 milion lekë të reja, si dhe janë pezulluar 13 deri në plotësimin e kushteve. Duke filluar që nesër të gjitha repartet e vuajtjes së dënimit do të inspektohet për të parë kushtet higjieno-sanitare. Në fasoneri dhe call center do të vazhdojnë të punojnë por drejtuesit duhet të marrim masa që një pjesë e madhe të plotësojnë kushtet jo vetëm higjieno-sanitare por dhe reduktimin e punonjësve për ruajtjen e distancave dhe konsiderimin e punës me turne. Do të vijojmë të kemi prioritet inspektimet në ndërmarrje e madhe dhe shumë shpejt do të hyjnë në fuqi dhe masat penale në këtë fushë dhe do të bëhen efiçente. Ketë nuk e them për kërcënim por për të ndërgjegjësuar çdo subjekt dhe biznes. Kemi qenë të kujdesshëm për inspektimet në fasoneri dhe inspektimi bëhet me autorizim dhe online me mjete transparente, përgjithësisht kemi gjetur mirëkuptim por dhe aty ku kjo ka munguar inspektorët kanë zbatuar detyrën dhe kanë vendosura masat administrative në bazë të shkeljeve që janë gjetur. Në përgjithësi është rritur përgjegjshmëria dhe ka një bashkëpunim. Historia që të mbyllim fasoneritë , ku me një llogari 762 fasoneri me nga 200 punonjës i bie që 140 mijë persona t’i lëmë në shtëpi dhe të rrisim krizën ekonomike”, tha kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME