Categories Lajme

Fati i Alvin Berishës dhe gjashtë mashtrimet e Ramës në ‘Opinion’/ A e shiti Alvinin për miqësinë me Erdoganin?

Të enjten në mbrëmje në “Opinion”, Kryeministri Edi Rama sqaroi në detaje çështjen e evakuimit të 11 vjeçarit Albin Berisha, nga kampi Al-Hol në Sirinë e Veriut: “Kush në Itali bën nga këto opsione bën një propagandë. Gazetarët kanë bërë punën e tyre. Ai kamp është një burg dhe nuk ka autoritete me kë të flasësh. Atje janë kurdët. Gazetarët, atë që kanë thënë gazetarët dhe kanë bërë shumë gabim është se medemek kjo ka varësi nga ambasadori ynë në Turqi. Kjo është e pavërtetë. Nuk mjafton asnjë lloj përfaqësuesi që të shkojë ta marrë, fatkeqësisht. Unë kam nxjerrë një urdhër të klasifikuar, që është shumë sensitiv, informacion i mbledhur mbi numrin e shqiptarëve. Mbi bazën e këtij raporti kemi një plan evakuimi. Kemi burra dhe gra, nëna e djalit të vogël ka qenë një person i radikalizuar. Kemi punuar ngushtë me aleatët amerikanë që kishin një plan për të realizuar evakuimin. Fatkeqësisht amerikanët nuk janë më atje, u tërhoqën.”

Rama madje tha se për këtë çështje, jo vetëm është në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, por bën edhe një takim të përjavshëm me stafin. Rama gjithashtu tha se janë rreth 70 gra dhe fëmijë dhe një numër më i vogël burrash në kampin që e quajti burg. Në fakt ajo që tha Kryeministri është e mbushur me pasaktësi të qëllimshme ose të paqëllimshme. Këto pasaktësi krijojnë një përrallë, të cilën Edi Rama pati mundësinë ta tregonte i pashqetësuar, ndërkohë që e vërteta e dhimbshme e Alvin Berishës, po vritet nën predhat e luftës që sapo rifilloi mëngjesin e sotëm.

1.Kryeministri e quan riatdhesimin një aksion të komplikuar, që po bashkërendohet me ndërkombëtarët dhe veçanërisht me SHBA. Në fakt e vetmja gjë e komplikuar e operacionit është se vendet perëndimore, nuk duan. Politika e tyre është e pavarur, nuk ka asnjë bashkërendim ndërkombëtar. Në 15 gusht, The New York Times, i ka kushtuar vëmendje të veçantë kësaj çështjeje. Në shkrimin me titull “Për fëmijët e ISIS, kthimi në shtëpi has rezistencë”, NYT tregon raste të ndryshme të reagimit të vendeve perëndimore. Ndërsa Franca dhe Belgjika e kanë zbutur qëndrimin, thote NYT, është e paqartë se kur do të kthehen fëmijët e luftëtarëve të ISIS. “Në qershor Franca dhe Belgjika pranuan vetëm fëmijët, prindërit ekstremistë të të cilëve kishin vdekur; shumica janë jetimë dhe disa u morën në tokat e ISIS nga baballarët e tyre, që u vranë aty, ndërsa nënat mbetën në Europë”.

Është e qartë pra, që nuk ka asnjë çështje të ndërlikuar për evakuimin. Kështu që alibia e parë bie. Think Tank-u amerikan, ndër më prestigjozët në botë, Brookings, e quan këtë një rrezik që vendet e marrin vetë. “Kazakistani dhe Kosova janë ndër pak vendet që e ndërmorën rrezikun për t’i riatdhesuar qyttarët, nga ajo që deri javën e kaluar ishte territory I SDF (forcave demokratike siriane, opozita) dhe kanë zhvilluar programe për të identifikuar dhe adresuar shpesh nevojat unike të të kthyerve të rinj.

Kosova për shembull, ka filluar programin e rehabilitimit dhe riintegrimit në shtëpitë e grave dhe fëmijëve, ndërsa Kazakistani ngriti një qendër për këtë qëllim”, shkruante Brookings, në 16 tetor.  Këto fakte e rrëzojnë argumentin kryesor dhe tymin që lëshon Kryeministri rreth kësaj çështjeje.

2.Kryeministri dhe Ministria e Jashme justifikohen me mungesën e një autoriteti në Al-Hol.

Në fakt autoriteti ishte deri në 9 tetor. Forcat Demokratike Siriane, që ia kishin lënë YPG, Unionit demokratik kurd, administrimin e zonës dhe të kampit Al-Hol. Në 10 dhjetor, kur u transmetua pjesa e parë e emisionit “le Iene”, mund të ishte mbyllur operacioni. YPG e kërkonte madje, largimin e 11 mijë jo sirianëve dhe jo irakenëve që ndodhen në kamp, për shkak të kushteve të vështira aty. Madje forcat YPG, sipas raportimeve të The Guardian, në 31 gusht, as nuk hyjnë në atë që quhet “zona e të huajve”, për të mos krijuar incidente.

3.Kryeministri deklaroi se pas fillimit të sulmeve nga Turqia, nuk bëhej më fjalë për aksion për kthimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë.

Në këtë shkrim, gazeta më prestigjoze britanike, The Guardian, flet për aksionin e Britanisë së Madhe për riatdhesimin e fëmijëve nga Siria, sapo u vendos armëpushimi. Kryqi i Kuq, që është duke vepruar aty, është një ndër agjensitë partnere, që po ndihmon në këtë process. “Transportimi i fëmijëve në Irak, ku mund të fluturojnë nga qyteti i Erbil në Mbrëtërinë e Bashkuar, është vlerësuar nga zyrtarët kurdë dhe organizatatat bamirëse angleze si zgjidhje e shpejtë dhe e sigurtë, vëçanërisht gjatë 5 ditëve të armëpushimit”, shkruan The Guardian.

Fëmijët në kamp janë të rrezikuar nga sulmet, pasi luftëtarët kurdë, tani po i përdorin si mburoja, sipas të përditshmes turke Daily Sabah. Një ish i dënuar,tregon se ata i armatosin fëmijët dhe i nxjerrin përpara ndërsa sulmojnë forcat turke. Askush nuk garanton që këtë fat tragjik ta kenë edhe fëmijët shqiptarë, përfshirë Alvin Berishën.

  1. Kryeministri tha se ka menduar të çojë edhe trupa ushtarake të specializuara për të bërë evakuimin

Ky ishte një përgënjeshtrim i gjithë pretendimeve të tij të mëparshme. Nëse ka menduar për këtë, si shpjegohet që ambasadori nuk mund të hyjë dhe forcat ushtarake hyjnë. Në kuadër të kujt force do të hynin forcat ushtarake shqiptare? Me lejen e kujt aurtoriteti? Këto pyetje e demaskojnë “planin” e Kryeministrit, që mesa duket ishte pjesë e përrallës që kishte vendosur të tregonte, jo për të shpëtuar shqiptarët, por për të fituar pikët që humbi. Sepse jeta e Alvinit dhe fëmijëve e grave shqiptare që janë aty, për të kanë vlerë vetëm nëse shndërrohen në vota.

  1. Kryeministri dhe Ministri i jashtëm, pretendojnë se duan të bëjnë një operacion për evakuimin e të gjithë shqiptarëve njëherësh. Kështu e justifikojnë bllokimin që i bënë ekstradimit të Alvinit. Në fakt, kjo është një gënjeshtër po aq e madhe sa të parat. Alvin Berisha nuk është shetas shqiptar, por Italian. Ndërsa babai i tij, Afrim Berisha nuk është një shtetas italian, por ka vetëm pasaportë shqiptare dhe nuk mundi të ndihmohej nga Italia për tërheqjen e të birit. Riatdhesimi i tij nuk do të bëhet në Shqipëri por në Itali. Ndihma e Shqipërisë u kërkua sepse djali nuk fliste më italisht pas 5 vjetësh në shtetin islamik. Alvini fliste vetëm shqip, ishte pa dokumente dhe duhej patjetër çertifikimi nga shteti shqiptar për ta marrë fëmijën. Pasi të vinte në Shqipëri, do të riatdhesohej në Itali. Për këtë process, Edi Ramës nuk i duhej asgjë përveç marrjes së garancive nga homologu Italian, për riatdhesimin e Alvin Berishës.
  2. Kryeministri deklaroi se pas përfundimit të luftës do të negociojë me autoritetet turke për riatdhesimin e shqiptarëve. Befas procesi i vështirë u zhduk, SHBA u zhdukën, rruga u hap për riatdhesim, sapo autoriteti do t’i kalojnte Turqisë. Megjithëse është e pamundur që autoriteti mbi Al-Hol t’i kalojë Turqisë, duke qenë se është jashtë korridorit të sigurisë dhe forcat qeveritare siriane mund të jenë të vetmit që mund ta marrin në administrim, përsëri Kryeministri, përgënjshtroi veten, pavarësisht se e bëri këtë duke thënë një gënjeshtër tjetër.

Me gënjeshtrën e fundit, Edi Rama vetëm sa na ndihmoi për të vertëtën. Nuk ka patur asnjë pengesë për evakuimin e Alvin Berishës nga pala kurde. Problem i vetëm ka qenë që qeveria shqiptare të mos komunikonte zyrtarisht me YPG, që shihen si armiq nga Erdogan. Kjo është arsyeja që Kryeministri e zhbllokoi procesin, sapo u përmend Turqia si autoritet i kampit Al-Hol.

Ambasadori ynë në Turqi është kthyer nga rruga prej Edi Ramës, jo se kishte probleme sigurie, por sepse kishte probleme miqësie me Erdoganin. Alvini rrezikon të përdoret si mburojë njerëzore në luftë sot, rrezikon të mbetet pa ushqim, pa ujë, në mes të një beteje të ashpër, vetëm që të mos prishë miqësinë, apo vasalitetin e Ramës ndaj Erdoganit./Dosja.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME