Categories Lajme

U arr.es.tua për tjetërsimin e pronave, zbulohen problemet me drejtësinë të ish-kreut të Komunës Ishëm

Një prej të arrestuarve sot në Durrës është dhe ish-kreu i Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi. Sipas Policisë, Ibrahimi është arrestuar sot për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Por prangat ish-kreu i Ishmit i ka provuar dhe herë tjetër pasi është arrestuar dhe në vitin 2018, pasi dyshohej se ka tjetërsuar pronat në bregdet. Ai u arrestua bashkë me tre zyrtarë të tjerë, për dhënien e hapësirave publike për plazhe dhe kishin abuzuar me kontratat.

Po ashtu ai dyshohej se kishte krijuar një kompani fiktive që rezulton fituese e disa tenderëve të ish komunës në kohën kur ajo drejtohej nga ky i fundit. Më herët Sulejman Ibrahimi është ndeshur me policinë dhe në vitin 2011, për një incident kur ai kandidonte për herë të parë për t’u bërë kreu i Komës së Ishmit. Ai në atë kohë u konfliktua me dy persona, të cilët qëlluan me kallashnikov në drejtim të makinës së tij.

Policia dhe Prokuroria e Durrësit në një konferencë për mediat kanë bërë me dije detaje nga operacioni “Rodoni”, ku u arrestuan sot 18 punonjës të Kadastrës në Durrës dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në deklaratën për mediat Policia bëri me dije se të gjithë këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar një pronë prej 68 mijë metra katror në Ishëm, ku janë përfshirë shumë hallka të këtij institucioni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME