Categories Lajme

Fati i keq, familja Vata doli nga banesa në tërmetin e parë, por u rikthye në atë…

Anëtarët e familjes Cara dhe ata të familjes Vata gjendeshin në të njëjtin apartament kur goditi tërmeti. “Kur ka ra tërmeti i parë ata kishin zbrit nga kati i katërt në katin e parë. Dhe janë strehuar aty që po të bjeri tërmeti tjetër të dalin kollaj”, tregon Fehmi Vata, familjar.

Në familjen Vata atë në natë në katin e 4, po flinin Hajrie Vata nëna e shtëpisë, Ela Vata nusja dhe fëmijët, Santijano dhe Rolejd. Kryefamiljari ishte në punë turn i natës ndërsa babai i fëmijëve ishte emigrant në Greqi. Pas lë kundjeve të para të tërmetit ata kishin dalë jashtë pallatit. Por pas disa minutash kishin hyrë përsëri brenda. Ata nuk ishin ngjitur në katin e 4, por që të ishin sa më afër daljes, ata u strehuan në katin e parë, në apartamentin e Anthi Carës. Prandaj trupat e këtyre viktimave u gjetën në të njëjtin vend. Familja Vata nga 4 anëtarë, humbi dy prej tyre. Ndërsa dy të tjerë i mbijetuan peshës së betonit që i zuri poshtë.

“Ka dalë nga rrënojat nusja me djalin e madh me gjithë gruan time. Gruaja ka vdekë. Nusja me djalin janë mirë. Kurse djali i vogël 7-vjeç ka ngel brenda, është këtu”, tregon Fehmi Vata, familjar. Nëna e 7 vjeçarit Rolejd Vata doli e gjallë nga rrënojat bashkë me djalin e madh. Meraku i saj ishte djali i vogël që i kishte humbur nga duart nën rrënoja. Ndërsa priste për trupin e të birit deri në orët e vona pas mesnate, babai i Rolejdit na tregon pengun e jetës së tij.

“E kishte marrë malli për babin. Sa herë flisnim në telefon më thoshte babi kur do vish, unë i thosha edhe një muaj, ai më thoshte janë shumë 1 muaj hajde më shpejt. Kjo do më ngeli peng gjithë jetën”, tregon Servet Vata, babai i Rolejd Vatës. Fati e deshi që fundi tragjik i këtyre dy familjeve të ishte i përbashkët. Trupat e tyre ishin të fundit që u nxorën nga rrënojat në Thumanë. Sadajana Cara vetëm 21 vjeç ndërroi jetë duke mbrojtur me krahët e saj të voglin Rolejd Vata.

Varrimi i të humburve të familjes Cara, rëndoi mbi fshatin Thumanë më shumë se lëkundjet e tërmetit. Gjashtë arkëmorte u nderuan nga qindra njerëz teksa kaluan për herë të fundit në rrugët e fshatit. Një familje e shuar. Një plagë e pashërueshme. Një brengë e përjetshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME