Categories Showbiz

Fatma kundër të gjithëve: Shalë dhe c*ca, në TV po promovohet jeta false

Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu është shprehur shumë e pakënaqur me situatën aktuale në televizione. E ftuar në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’, ajo ka deklaruar se tashmë gjithçka ka ndryshuar, pasi nuk janë më figurat emblematike të dikurshme, por vajzat nxjerrin hiret e tyre për audiencë. Sipas moderatores, dikush që të bëhet pjesë e televizionit duhet ta njoh atë shumë mirë dhe jo ti bindet urdhrave nga lart.

Një pjesë nga fjala e Fatmës: Ne jemi rritur me televizionin duke e parë si diçka atje, si një gjë ku ti duhet të jesh i privilegjuar për të qenë pjesë e ekranit. sigurisht jemi rritur me figura që i kemi adhuruar, që kanë pasur atribute e tyre. jemi rritur me…

Po e filloj nga të jashtmit, nga italianët, meqë është kultura që kemi më afër dhe jemi rritur me televizionin italian. Jemi rritur me Paolo Bonolis, jemi rritur me Alesia Marcuzin. Jemi rritur me Maria De Fillipin. Pra njerëz që kanë bërë gjëra, që ty të bëje të reflektoje.

Për ta kthyer nga ekranet shqiptare, jemi rritur me Adi Krastën, me Ardit Gjebrenë, që vazhdojnë sot e kësaj dite të jenë emblemat e televizioneve. pra, me njerëz që kur ti i shikoje, thoje çfarë cilësish kanë këta njerëz.

Çfarë aureole mbajnë mbi kokën e tyre? Kushedi sa e vështirë duhet të jesh që të jesh aty, ose sa e përgatitur duhet të jesh që të jesh aty. Edhe realisht ashtu ka qenë, televizioni ka qenë një përzgjedhje dhe jo çdokush që kalonte në rrugë mund të hynte në televizion, qoftë edhe për të qenë pjesë e publikut. Ndërkohë që ti ke luftuar për këtë gjë dhe vetë je rritur duke u munduar për të qenë e përgatitur dhe ke luftuar kaq shumë për ta kuptuar televizionin.

Unë televizionin e kam kuptuar për ta parë një herë mënyrën se si funksionon pas, pastaj kam dal para kamerave. Unë kam qenë asistente produksioni, koordinatore, kam qenë autore programi dhe jam, jam skenariste, regjisore gjithashtu.

Kam punuar në postproduksion. Kam prekur çdo hallkë të televizionit. Nuk kam bërë ndonjëherë gocën e bukur që të dal përpara ekranit dhe të them reklama dhe të vazhdoj jetën time, ose të shfaq hiret e mia që nuk i kam. Unë kam zgjedhur të jem kështu dhe për këtë nuk më vjen fare keq që më duhet të punojë shumë për të marrë një koncentrat të mirë.

Unë nuk kam asgjë kundrejt vajzave të bukura, kundrejt vajzave që duan të shpërfaqin hiret e tyre. Bravo i qoftë dhe është e bukur ta shikosh atë gjë aty, për sa kohë ato duan ta bëjnë dhe duan të krijojnë imazhin e tyre ashtu, jo të diktohet nga lart.

Jo të jetë kërkesë që ti të nxjerrësh vajzat e bukura dhe me këmbë përjashta që të rrisësh audiencën apo jo të jetë kërkesë që ti të jesh degjenerim, në kuptimin e parë të fjalës në ekran dhe të jepet urdhër nga lartë se këto të dyja duhet të zihen prej flokësh për hir të audiencës. Nuk mendoj që ky është qëllimi i televizionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME