Categories Lajme

“FBI” shqiptare “shtrydh” Nuredin Dumanin, kush e porositi eliminimin e dhëndrit të Qazim Sejdinit?

Oficerët e  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mësohet se kanë marrë në pyetje Nuredin Dumanin, të shumë kërkuarin e drejtësisë i cili u arrestua pas një përplasje me armë në Papër të Elbasanit.

Abc News raporton se Dumani është marrë në pyetje nga oficerët e BKH, apo siç njihet ndryshe “FBI shqiptare”, për një ngjarje që daton rreth dy vite më parë në Elbasan. Raportohet se  Nuredin Dumani ka qenë i kontaktuar nga një grup kriminal që operon në Elbasan, për të ekzekutuar Sokol Sanxhaktarin.

I njëjti burim pohoi për ABC se vrasja në fjalë ishte porositur të ndodhte rreth dy vite më parë, dhe  Nuredin Dumani për të realizuar misionin e marrë për sipër, ishte vendosur dy muaj në një zonë të Elbasanit, ku do të studionte të gjithë lëvizjet e Sokol Sanxhaktarit për të gjetur momentin e duhur për ta eliminuar.

Sokol Sanxhaktari është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Elbasanit, për vrasjen e Florian Lamçe në Elbasan me datë 30 korrik të vitit 2020. Po 18 vite burg është dhënë edhe për shokun e tij, Adriano Hajdari. Për të dy është vendosur që të vuajnë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë Lirim me kusht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME