Categories Lajme

“Fëmijët vdiqën në mëngjes”, detaje nga ngjarja e rëndë në Berat. Janë varrosur nga prindërit pas autopsisë

Berati është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku dy foshnja binjake 5-muajshe kanë mbërritur të pajetë në Pediatrinë e Spitalit Rajonal të qytetit, ndërsa ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjeve. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 09:00 dhe foshnjat janë të dyja të gjinisë mashkullore përkatësisht R.Agalliu dhe R.Agalliu me prindër Eduart dhe Merushe Agalliu të cilët kanë treguar se fëmijët nuk kishin probleme shëndetësore. Ata janë shprehur se asnjëri prej tyre nuk kishte shfaqur shenja virozash apo temperaturë dhe askush nuk e kuptoi dot shkakun se përse vdiqën papritur foshnjat. U dyshua fillimisht të jenë helmuar nga qumështi pluhur, por autopsia e bërë nga mjekët nuk e provoi diçka të tillë. Kunata e Merushes, tregon se, në mëngjes dhe duke qenë se ishte ftohtë, e ëma i kishte zbritur në katin e parë tek ajo ku ishte ndezur soba me dru. Gjysëm ore më vonë ajo i kishte kërkuar kunatës të vinte të merrte fëmijët se do dilte, por në atë moment kanë vënë re që fëmijët nuk reagonin.

Natasha Agalliu ka treguar se, prindërit e foshnjave binjake, pas autopsisë, i kanë varrosur që sot fëmijët në varrezat Suelasit. Duke qenë se në analizat e bëra nuk kanë arritur të gjejnë shkaqe përfshirë as shenja dhune, mjekët kanë thënë se dyshojnë që fëmijët të kenë pasur mungesë oksigjeni/ajrimi në dhumë, ndërkohë kanë nisur për ekzaminim në Tiranë analizat e fëmijëve. Familja Agalliu kishte 4 fëmijë, 2 foshnjet binjakë, vëllain e tyre 5-vjeç dhe motrën 6-vjeçe ndërsa banonin në periferi të qytetit në lagjen “Uznovë” në një banesë private.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME