Të riatdhesuarit që janë vendosur në hotelet e Shëngjinit duhet të qëndrojnë në vetëkarantinë për 14 ditë. Po shumë prej tyre që në ditën e tretë, kanë filluar të dalin jashtë të pashqetësuar nga askush duke qenë kështu një rrezik për qytetarët e Shëngjinit.
Pamjet tregojnë qartë që këta shqiptarë të kthyer jo vetë që dalin nga dhomat e hotelit, por dhe shëtisin apo ulen në stolat e shëtitore të Shëngjinit. Ky zotëri pasi ka shëtitur dhe pushuar me bashkëshorten në këtë stol, me të para kamerat hyri në hotel.
Dhe shumë shqiptarë të tjerë që duhet të ndjekin rregullat e karantinimit nuk janë të ndërgjegjësuar. Në oborrin e këtij hoteli duken e persona të tjerë që po kthehen nga shëtitja dhe jo vetëm nuk mbajnë distancë, por dhe nuk janë as të pajisur me maska. Ky banor I Shëngjinit shprehet I frikësuar.
“Ata potencialisht janë mbartës të virusit për sa kohë që janë në karantinë. Duhet të sigurohemi pastaj të dalin, po këtu s’ka njeri ti kontrollojë”. Në këto kushtet ku ka njerëz të tillë që nuk janë të përgjegjshëm për të zbatuar rregullat është e nevojshme ndërhyrja e autoritete shtetërore që nëse nuk ju kryejnë analizat, të paktën të vendosin efektivë të policisë që ata mos dalin nga hotelet.