Categories Lajme

Fermerët francezë bllokojnë autostradat me traktorë

Qindra fermerë francezë, të zemëruar me marrëveshjet tregtare ndërkombëtare dhe politikën e qeverisë, dolën me traktorë në autostradat kryesore përreth Parisit, duke e bllokuar qarkullimin për vetura dhe duke i shtuar pakënaqësitë ndaj presidentit Emmanuel Macron.

Në autostradën “A1”, dhjetëra traktorë i bllokuan tri korsi të rrugës që e lidh Parisin me pjesën veriore të vendit dhe disa porte detare. Në njërin nga traktorët shkruhej “Nuk ka Francë rurale pa fermerë. Na lejoni ta vazhdojmë punën tonë”. Në një traktor tjetër shkruhej: “Macron, përgjigju. Mbroji fermerët.”

Sindikatat e fermerëve thanë se traktorët do të vendosen në shëtitoren “Foch”, ku ndodhen ndërtesat më luksoze të qytetit. Dy sindikatat kryesore po kërkojnë takim me presidentin Macron për ta shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me politikat qeveritare, për të cilat thonë se janë të dëmshme për bujqësinë e Francës.

Ata paralajmëruan se masat e qeverisë do të kenë efekt negativ në ekonomi. Presidenti Macron është përballur me pakënaqësi edhe të grupeve të tjera të shoqërisë franceze për shkak të reformave ekonomike, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME