Categories Lajme

Fermerët shqiptarë me të ardhura 1,700€ në vit

Një studim i fundit i FAO, tregon se rreth tre të katërtat e fermerëve shqiptarë gjenerojnë të ardhura shumë të ulëta nga bujqësia, shumë poshtë nivelit ekonomikisht të qëndrueshëm.

World Food Organization thotë se vetëm 25% e fermave në vend gjenerojnë më shumë se 5,500€ në vit nga aktivitetet bujqësore. Më shumë se një e katërta gjenerojnë më pak se 750 € në vit, ndërsa rreth gjysma gjenerojnë një mesatare prej 1,700€ në vit, ose rreth 500€ për person në moshë pune.

Të dhënat tregojnë se ka rreth 350 mijë ferma në Shqipëri dhe rreth 160 mijë janë më të vogla se 1 hektar. 142,084 janë deri në 2 hektarë dhe vetëm 49 mijë janë më shumë se 2 hektarë. Në mënyrë që një fermë të sigurojë të ardhura për pagën minimale të dy personave dhe disa teprica për investime, duhet të gjenerojë 5000 EURO në vit.

FAO tha se një fermë prej 1 hektarësh mund të prodhojë këto të ardhura nëse produkti zgjidhet me kujdes dhe ka treg të siguruar për shitje. Bujqësia është sektori me pjesëmarrjen më të lartë në ekonomi dhe punësim, ndërsa produktet bujqësore plotësojnë vetëm 50% të kërkesës së brendshme. Shqipëria u rendit e 36-ta në botë për përqindjen e lartë që bujqësia zë në ekonomi, krahas vendeve afrikane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME