Categories Teknologji

Ferrari ekskluziv, makina vetëm me porosi

Ferrari nuk është shumë i interesuar për të rritur prodhimin vjetor, megjithëse ka hapësirë në treg. Ai është një nga 20 markat e veturave që kanë vendosur të mos marrin pjesë këtë vit në Panairin e veturave në Frankfurt. Në vend të kësaj, ky prodhues i super-veturave ka mbajtur premierën e dy modeleve të reja në Itali, përpara shfaqjes së Frankfurtit.

Gjatë prezantimit të F8 Tributo Spider dhe 812 GTS, shefi i marketingut i Maranela, Enrico Galiera, tha se Ferrari gjithmonë do të prodhojë më pak automjete sesa kërkesat e tregut. “Ferrari mbetet i përqendruar në ekskluzivitetin, dhe fakti që klientët ndonjëherë do të presin më gjatë makinën e tyre, do të thotë vetëm se ata do të ëndërrojnë për këtë më gjatë”, tha ai. “Ata do të kënaqen me automjetin e tyre më shumë në momentin kur do t’iu dorëzohet,” shton ai.

“Do të dorëzojmë gjithmonë të paktën një makinë më pak se kërkesa,” shpjegoi në mënyrë simbolike Enrico Galiera. Ai gjithashtu tha se strategjia e kompanisë ishte të plotësonte kërkesat e aksionarëve dhe të sillte modele të reja në treg – në vend se të nxiste prodhimin e modeleve ekzistuese. Deri më tani, është mbajtur premiera e Ferrari F8 Tributo, SF90 Stradale, F8 Spider dhe 812 GTS. Një tjetër risi pritet deri në fund të vitit, por tani për tani nuk dihet se për çfarë lloj veture bëhet fjalë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME