Categories Teknologji

Ferrari ndërpren prodhimin e veturave

Firma italiane për prodhimin e veturave, Ferrari, ka njoftuar se do mbyllë të gjitha fabrikat e prodhimit në Maranello dhe Modena të Italisë deri më 27 Mars, si pasojë e koronavirusit. Një vendim i njëjtë është marrë nga ndërmarrja e makinave Lamborghini, e cila mbylli fabrikat e saja deri më 25 mars, shkruan CarBuzz.

Në Itali janë të prekur mbi 21 mijë persona me koronavirus, derisa mbi 1,700 kanë vdekur si pasojë. Ferrari shpjegon se mori vendimin e saj jo vetëm për të zbatuar masat e qeverisë, por edhe për shkak të zinxhirit të furnizimit të tij, i cili është ndërprerë në nivel global.

“Në një kohë si kjo”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Ferrari-t, Louis Camilleri, “mirënjohja ime shkon para së gjithash për gratë dhe burrat e Ferrari-t, të cilët, me angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë ditëve të kaluara, kanë demonstruar pasionin dhe përkushtimin që përcakton pozitën tonë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME