Categories Kuriozitete

Festa e Halloween-it! Origjina, tradita dhe shifra në këtë festë që po rrëmben ‘zemrat’ e shqiptarëve

I keni parasysh kungujt se si kanë mbushur ditën e sotme rrugët e qyteteve, shtëpive dhe bizneseve, së bashku me kostumet e frikshme? Jemi zyrtarisht në atë që quhet festa e Halloween-it dhe kungujt nëse nuk e dinit, që nga kohët e lashta mendohet se ishin objekte që largonin shpirtrat e këqinj.

Halloween një shkurtim i fjalës Hallows ‘Even ose Hallos’ Evening(Mbrëmja Halloë), është një ditë festimi në shumë vende të botës gjatë datës 31 tetor. Ky festim vjen nga një histori e lashtë e fesë së krishtere dhe mendohet se  si origjinë është marrë nga fiset Celtike, të cilat më pas të pushtuara nga perandoria romake traditën e tyre e trashëguan në fenë katolike. Fiset Galike kishin traditë festimin e një festivali të quajtur ‘Samhain’. Këto fise besoheshin se kishin rrënjë pagane dhe në këtë festival nderonin të gjithë shpirtrat e vdekur.

Ky festim krishter tashmë zgjat në tre ditë nga 30 tetori deri në 1 nëntor, në të cilën kujtohen të gjithë të vdekurit, duke përfshirë shenjtët, martirët dhe të gjithë besimtarët e ikur nga kjo botë.

Mirëpo, ajo çfarë ishte njëherë një traditë e thjeshtë festimi për fëmijët me trokitjet e tyre nëpër dyer si dhe kungujt plot vizatime, ka shpërthyer në një festë që po sjell miliona fitime për kompanitë dhe pjesëmarrësit çdo vit nëpër botë.

Në Amerikë janë kryer edhe vrojtime statistikore në të cilat raportohet se kjo festë është kthyer në një industri që ka kapur shifrën e 9 bilionë dollarëve në 2018, me 86.7 dollarë të harxhuara për njeri.

Edhe në Shqipëri kjo festë ka marrë përmasa vërtet të mëdha me çdo dyqan, qendër tregtare dhe ambiente lokalesh, secila me nga një event të përgatitur pikërisht për këtë ditë.

Të rinjtë e shkollave në mënyrë entuziaste presin me padurim mbylljen e orarit mësimor për të festuar, e cila edhe pse nuk është një ditë zyrtare pushimesh ka fituar zemrat e tyre.

Në kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve gjithashtu ka festa të veçanta të organizuara, me prindërit që shpenzojnë për dekorimin dhe maskat e ndryshme.

Aktiviteti për bizneset fillon që nga qendrat e ndryshme të make-upeve që transformojnë tërësisht njerëzit e deri tek lokalet e natës, që vazhdojnë festime deri në orët e para të mëngjesit.

Disa shifra interesante vijnë edhe nga një vend i Europës, sa i përket kungujve që përdoren me shumicë në Halloween. Bullgaria është prodhuesi më i madh i kungujve në BE. Pothuajse 12 mijë hektarë mbillen me këtë kulturë, të cilat eksportohen kudo në botë me rastin e Halloween. Sipas Eurostat, në 2016, Bullgaria prodhoi më shumë se 130 mijë tonë kunguj.

Edhe Turqia tregon shifra potenciale. Vitin e shkuar, ajo prodhoi rreth 140 mijë tonë kunguj, një e dhënë interesante për një vend i cili duket larg festimit të Halloween.

Pra, padyshim që Halloweeni ka fuqinë të kthehet në një industri shumë fitimprurëse në të ardhmen me akoma edhe më shumë njerëz që po bëhen pjesë e kësaj dite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 23 Dhjetor 2024

Dashi Sot priten goxha ndryshime ne jetën tuaj ne çift. Rutina do marre fund dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Dhjetor 2024

Dashi Dita do të nis me pozitivitet dhe nëse jeni çift, do të keni mundësi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 19 Dhjetor 2024

Dashi Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite madje mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Dhjetor 2024

Dashi Saturni do të ketë ndikim aspak të pëlqyeshëm për të lindurit e kësaj shenje.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi Javor nga data 16 deri 22 Dhjetor 2024: Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

DASHI Një javë plot mundësi për rritje personale dhe reflektime të brendshme hapet para jush.…

LEXO ME SHUME