Categories Showbiz

Festa e ‘Top Channel’/ Beatrix largohet e acaruar nga mbrëmja, reagon menjëherë Alban Ramosaj dhe tregon vendimin në lidhje me raportin e motrës me Donaldin

Pas zhurmës së madhe që u bë në media dhe rrjetet sociale në lidhje me përplasjet e mundshme mes produksionit dhe vëllezërve Veshaj mbrëmjen e djeshme ka marrë fund çdo dyshim.

Pjesë e festimeve u bë edhe Donaldi dhe vëllai i tij Romeo, pavarësisht përplasjeve që u tha se kishin me produksionin pas fitores së Ilir Shaqirit.

Dy protagonistët kryesorë të spektaklit, u panë duke kërcyer me njëri tjetrit, teksa performonin këngëtarë të ndryshëm. Festa e mbrëmjes së djeshme për banorët e Big Brother nuk ka shpëtuar pa përplasje dhe persona të qejfmbetur.

Nga ana tjetër e pranishme në festë ka qenë dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj së bashku me vëllain e saj, Alban Ramosaj, në një tavolinë. Ndryshe nga të gjithë të tjerët, Trixa nuk ka pranuar të flasë për asnjë media, dhe aq të shoqërohet me ish-banorë.

Një detaj që ra në sy ishte largësia që kishte me Donaldin. Duke qenë të dy në festë u mendua se gjërat ishin zgjidhur dhe ishin mirë, por s’është e thënë të ndodhë kështu.

Ajo ka qëndruar me Alban Ramosajn, ndërsa Donaldi e ka kaluar kohën me Romeon dhe me miqtë e tij. Ai nuk ka qenë afër Trixes.

Kjo ka bërë që Beatrix të largohet dukshëm e mërzitur nga situata në festë dhe duket se dyshja nuk janë më bashkë. Me shumë mundësi ka një krisje të raporteve të tyre, ndërkohë që një gjë e tillë duket se konfirmohet nga Albani, i cili ka postuar një foto-video mbështetëse për motrën e tij.

Ndërkohë moderatorja Bora Zemani nuk ka shkuar në festë, pavarësisht festës që kishte, për të shmangur një përballje të mundshme me çiftin. I gjithë stafi i emisionit që ajo drejton ishin pjesë e festës, ndërkohë që Bora duket se ende nuk është gati për një përballje me Donaldin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME