Categories Lajme

Festa që u kthye në tragjedi në aksidentin e Elbasanit, momenti kur babai sheh se i biri nuk jeton më (VIDEO)

Një aksident me një bilan tregjik është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Librazhd- Elbasan. Bëjmë me dije se si pasojë e aksidentit një automjet ka rënë në lumin Shkumbin. Trupat e pajetë të tre personave u nxorën pas disa orësh kërkime në kushte të vështira meteorologjike nga automjeti tip “Benz”. Pamje rrëqethëse janë siguruar nga report tv, ku shihet momenti që polumbarët e Reneas nxjerrin në krah njërin prej trupave tashmë pa shenja jete.

Pranë automjetit me padurim qëndron babai i viktimës, i cili pret të dëgjojë se djali i tij është “gjallë”, por më kot. Menjëherë polumbarët e tërheqin për ta ngushëlluar.

Më poshtë janë emrat e viktimave në aksidentin në Elbasan, ku Elmi Keqa 53 vjeç, dhe Elona Keqa, 35 vjeç dhe Elis  Sulmataj 18 vjeç kanë humbur jetën. Ndërkohë që Elisiado Keqa 10 vjeç dhe Ambra Mhilli 20 vjeç janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Është bërë e ditur më parë se Elmi Keqa, Elona Keqa, Elis  Sulmataj, Elisiado Keqa dhe Ambra Mhilli zgjodhën qytetin e Korçës për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre, udhëtim që do të kthehej në tragjedi. Ata ishin nisur nga Kukësi për të shkuar në Korçë për të festuar një ditëlindje, por momentet e gëzimit për familjen nga Kukësi nuk zgjatën shumë duke u kthyer kështu në një tragjedi./ Gazeta Shqip

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME