Categories Lajme

Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikat kufitare me Italinë dhe Greqinë

Fluks i shtuar i emigrantëve në Pikat e Kalimeve Kufitare që kthehen në Shqipëri nga shtetet fqinje. Festat e fundvitit por edhe masat shtrënguese të Greqisë dhe Italisë kryesisht përgjatë ditëve të fundit të vitit dhe fillimvitit 2021, kanë bërë që shumë shqiptarë që jetojnë në këto shtete të nxitojnë për të ardhur në Shqipëri.

Ditën e sotme në Kapshticë, kanë hyrë në territorin shqiptar 930 persona dhe 288 automjete Në Pikat Kufitare të Gjirokastrës kanë kaluar 2 015 shtetas. 1 504 shtetas kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa 511 kanë dalë. Nga Porti i Vlorës kanë mbërritur nga Italia 120 pasagjerë, ndërsa nga ai i Durrësit 1 501 pasagjerë. Qeveria italiane urdhëroi futjen e vendit në një karantinë të pjesshme kombëtare nga 24 dhjetori deri ne 6 janar.

Shkak u bë rritja e numrit të vdekjeve, por edhe infektimeve, por sipas kryeministrit Guiseppe Konte lëvizjet për festat e fundvitit mund të ndihmonin në përhapjen e virusit. Dekreti i ri vendos kufizime të rrepta në lëvizjet gjatë festave dhe fundjavave. Vizitat te miqtë do të lejohen në ditë të caktuara, por jo më shumë se 2 persona. Nuk do të lejohen dreka Krishtlindjesh në restorante, por do të jetë i hapur shërbimi katering.

Dekreti lejon daljet nga shtëpia vetëm për punë, arsye shëndetësore dhe gjëra të domosdoshme si blerja e ushqimeve ose shkuarja në farmaci. Në 4 ditë jave dyqanet e tjera do të jenë të hapura për biznes deri në orën 21:00 ndërsa do të mbetet në fuqi shtetrrethimi nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME