Categories Lajme

Festat e fundvitit, policët shpërblim ”me mik” listat bëhen në mënyrë selektive

Nga shpërblimi i fundvitit i miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, mësohet se janë përjashtuar një numër i madh efektivësh të policisë, kjo me motivacionin se kanë marrë vërejtje dhe kanë masa disiplinore.

Sindikata e Punonjësve të Policisë, thotë se ky vendim është selektiv dhe lë mundësi abuzimi nga drejtuesit e komisariateve në hartimin e listave me efektivët përfitues. ”Listat bëhen në mënyrë selektive dhe duke marrë parasysh edhe prioritetet që kanë drejtuesit ndaj vartësve të tyre, nëse gjatë gjithë vitit ka pasur marrëdhënie të mira apo jo.

Kjo nesër e penalizon edhe punonjësin e policisë që nesër të përfitojë nga ky shpërblim”. Sipas Sadetin Fishtës, shpërblimet selektive ndikojnë në uljen e performancës së punës tek efektivët gjatë kryerjes së detyrave në kushtet kur gjatë vitit kanë pasur angazhime shtesë nga pandemia dhe protestat.

”Ky lloj shpërblimi krijon ulje të performancës te policët. Pakënaqësitë lindin vetëvetiu sepse të gjithë bëjnë të njëjtën punë, të gjithë janë për të njëjtin qëllim dhe bëjnë të njëjtën detyrë. Kur vjen pun ate shpërblimi bëhen diferencime”,-tha ai. Një tjetër problematikë janë pagat e ulëta të efektivëve ku Shqipëria renditet e fundit në rajon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME