Categories Lajme

Festat e Fundvitit, Policia e Shtetit prezanton planin e masave të sigurisë

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit dhe në pritje të Vitit të Ri 2019.

Drejtori i Rendti Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj doli në një deklaratë për median ku prezantoi masat. Një nga ato është dhe angazhimi  i FNSH-së në Tiranë, Fier, Shkodër për kontrollin e territorit dhe patrullime të përbashkëta, për qarkullimin e sigurtë të automjeteve dhe kapjen e personave objekt i këtij kontrolli.

Masat

“Do të ushtrohen kontrolle për verifikimin e kushteve të prodhimit, të magazinimit dhe të përdorimit nga subjektet e licencuara për lëndët piroteknike dhe fishekzjarrët

Strukturat e Policisë do të analizojnë dhe rivlerësojnë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës, konfliktet për motive të ndryshme, për personat në kërkim, si dhe do të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gjithashtu janë hartuar Planet e Vendosjes së shërbimeve të Policisë Rrugore, me qëllim monitorimin e akseve kryesore rrugore kombëtare. Bazuar në informacione, do të organizohen shërbime të përbashkëta, të këtyre strukturave dhe do të mbështeten edhe nga Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, Fier, Shkodër për kontrollin e territorit dhe patrullime të përbashkëta, për qarkullimin e sigurtë të automjeteve dhe kapjen e personave objekt i këtij kontrolli.

Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, Qendra Tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj. Në veçanti nga DVP Tiranë, gjatë natës së nderimit të viteve janë planifikuar punonjës policie në terren, nga të cilët në Sheshin “Skënderbej”, ku do të festohet nata e ndërrimit të viteve dhe ku Bashkia e Tiranës organizon koncertin festiv, siguria është organizuar në bashkëpunim me të gjitha institucionet që kanë detyrime. “

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME