Categories Lajme

Festë tragjike në SHBA/ Shtëpia përfshihet nga zjarri, vdes babai dhe tre fëmijët e tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat vendase shkruajnë se babai dhe tre fëmijët e tij ndërruan jetë si pasojë e një zjarri, i cili përfshiu banesën e tyre dhe shkaktoi këtë tragjedi të madhe. Babai tentoi t’i shpëtonte fëmijët nga zjarri, por përpjekja e tij ishte krejt e pamundur. Burri, Juan Moreno ndihmoi gruan e tij, Chistine që të shpëtonin vajzën tjetër, 11-vjeçaren Jaelyn. Por, ai u rikthye sërish në shtëpi për të shpëtuar dy vajzat, 4-vjeçaren Jannesa dhe 12-vjeçaren Maria.

Kjo përpjekje titanike e babait nuk rezultoi e suksesshme, pasi të tre humbën jetën mes flakëve. Djali tjetër i familjes, 8-vjeçari Isaac, i cili fillimisht u dërgua në spital humbi jetën më vonë për shkak të plagëve të rënda. Fqinjët e familjes fatkeqe treguan se zjarri fillimisht nisi në pemën e Krishtlindjes, të cilën familja e kishte vendosur në derën kryesore të apartamentit ku ata jetonin. Flakët në banesë u përhapën me shpejtësi në apartamentin dy katësh duke detyruar edhe rezidentët e tjerë të braktisin shtëpitë e të dilnin përjashta. “Nuk e kuptoj si plasi aq shpejt”-treguan fqinjët. Zjarrfikësit punuan me orë të tëra për të vënë flakët nën kontroll, ndërsa tregun se trupat e pajetë të babait dhe dy vajzave të tij i gjetën në dhomën e gjumit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME