Categories Lajme

Festonte sot ditëlindjen, ‘largohet nga jeta’ ish-kreu i Akademisë së Shkencave

Shuhet në moshën 72-vjeçare ish-kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, peshëngritësi Gudar Beqiraj. Beqiraj është ndarë nga jeta pikërisht në ditën kur do të festonte përvjetorin e tij të lindjes. Mësohet se zemra e tij ka pushuar rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm për shkak se vuante nga problemet me zemrën. Ceremonia mortore për përcjelljen e tij në banesën e fundit do të zhvillohet në orën 11:00 të paradites së nesërme.

Beqiraj ishte një emër i njohur i jetes akademike dhe publike në vendin tonë. Ai ka qenë pjesë e shumë garave të sportit të peshëngritjes. Ai ka punuar si pedagog i matematikës dhe informatikës në Universitetin e Tiranës. Beqiraj mbajti një sërë postesh të rëndësishme si Dekan i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Anëtar i KQZ, anëtar i akademisë së Shkencave dhe më pas zv.Kryetar dhe Kryetar i Akademisë së Shkencave.

Ai ka qënë edhe një sportist i njohur në peshëngritje e më pas arbitër kombëtar dhe ndërkombëtar po në këtë sport. Gudar Beqiraj ka drejtuar Federatën Shqiptare të Peshengritjes, si dhe ka qenë Zv.President i Komitetit Olimpik Shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME