Categories Lajme

Fier, kjo është 50-vjeçarja që u qëllua nga burri 5 herë për shkak të xhelozisë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e sotme në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, ku një burrë vrau gruan e tij me thikë për shkak të xhelozisë. Autori i vrasjes është Petrit Mamaj. Ky i fundit pranoi krimin pas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore. Autori qëlloi 50-vjeçaren Valdete Mamaj 5 herë në gjoks, ndërsa i shkaktoi edhe gërvishtje në trup.

Raportohet se Petriti u nis të hante bukë në lokalin e lagjes, për të krijuar “përshtypjen” se ai nuk kishte lidhje me vrasjen. Ndërkohë, pasi arriti në banesë mori në telefon vëllanë e tij i cili ishte oficer policie për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur.

Çifti kishte dy fëmijë, ndërsa thuhet se djali i tyre ishte larguar drejt Gjermanisë vetëm një ditë para krimit që tronditi Fierin dhe jo vetëm. Ndër të tjera, raportohet se viktima punonte shitëse në një dyqan, ndërsa autori i vrasjes ishte punonjës në shërbimet komunale. Valdete Mamaj, 50-vjeçarja që humbi jetën.

Njoftimi i policisë: Fier. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” Fier. Pas një pune hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, Policia arreston shtetasin P. M.,si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij.

Pas njoftimit të marrë në sallën operative se në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në banesën e saj një shtetase është vetëvrarë, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Fier kanë vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, rezulton se shtetasi P. M., bashkëshorti i viktimës, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasen V. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Në bazë të hetimeve të thelluara, i vendosur përballë provave të adminstruara, shtetasi P. M., ka pranuar autorësinë dhe motivin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, shtetasin P. M., 56 vjeç. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës(thikë), me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME