Categories Lajme

Fier/ Miratohet buxheti i 2020, Subashi: Sfidë kryesore, përmirësimi i shërbimeve publike

Në mbledhjen e fundit të këtij viti Këshilli i bashkisë së Fierit ka miratuar buxhetin e vitit 2020, i cili i hap rrugë vazhdimit të punës dhe angazhimit të bashkisë për ofrimin e shërbimeve publike cilësore, nëpërmjet menaxhimit racional të territorit dhe krijimit të një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm. Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, tha se “buxheti i 2020 do të zbusë pabarazinë sociale përmes përmirësimit të sistemit arsimor dhe atij shëndetësor”.

“Po ashtu ky buxhet i hap rrugë vazhdimit të punës për një qeverisje transparente dhe të përgjegjshme, me synimin e vetëm zbatimin e kontratës që lidhëm me qytetarët tanë më 29 qershor të këtij viti. Ndërkohë që vë në dispozicion në mënyrë inteligjente e të gjitha burimeve financiare dhe njerëzore për harmonizimin e interesave për zhvillim ekonomik e social në të gjithë territorin e bashkisë Fier”, – theksoi Subashi.
Sipas tij, në 2020 do të mbetet përsëri sfida kryesore e bashkisë Fier edhe përmirësimi në vijimësi i shërbimeve publike, pastrimi i ambienteve publike, mirëmbajtja e infrastrukturës ekzistuese, përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm e kanalizime, ndriçimi i ambienteve publike, riparimi i rrugëve rurale, pastrimi dhe rehabilitimi i kanaleve kulluese e vaditëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME