Categories Lajme

Fier, Ndezi zjarr për djegien e disa mbeturinave bimore,Vihet në pranga 62-vjeçari

Libofshë, Fier Ndezi zjarr për djegien e disa mbeturinave bimore, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 22 hektarë tokë dhe 500 pemë ulliri, identifikohet dhe kapet autori.

Vihet në pranga 62-vjeçari nga Libofsha.

Sapo janë njoftuar për një rast zjarrvënieje në kodrat e fshatit Libofshë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë nisur menjëherë drejt zonës, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në fshatin Libofshë.

62-vjeçari ka ndezur zjarr në tokën e vet, për të djegur disa mbeturina bimore, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 20 hektarë tokë e mbjellë me bimësi, 2 hektarë tokë e mbjellë me drurë dhe 500 pemë ulliri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME