Categories Lajme

Fier! Punonjësi merr lekët e xhiros ditore në karburant dhe zhduket, policia i vihet në kërkim

Një 38-vjeçar ka grabitur lekët e xhiros ditore në një pikë karburanti në Fier, ku ishte punësuar.

I riu me iniciale H. K., kishte shkuar në punë, por është larguar duke marrë lekët e fituara gjatë turnit në punë.

Ai është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

“U referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi H. K., 38 vjeç, banues në Fier, pasi, duke qenë i punësuar në pikën e karburantit në administrim të shtetasit A. P., ka marrë lekët e xhiros ditore dhe është larguar. Po punohet për kapjen e 38-vjeçarit”, njoftojnë blutë e Fierit.

Ndërkohë janë regjistuar edhe dy ngjarje të tjera. Dy vëllezër F. B., 25 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, banues në Patos janë arrestuar nën akuzën “dhunë në familje” pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.

Ndërsa një 63-vjeçar, shtetasi A. F., banues në Tiranë është vënë në pranga pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit  F. B., 25 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, banues në Patos (vëllezër), pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi H. K., 38 vjeç, banues në Fier, pasi, duke qenë i punësuar në pikën e karburantit në administrim të shtetasit A. P., ka marrë lekët e xhiros ditore dhe është larguar. Po punohet për kapjen e 38-vjeçarit.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi drejtonte në gjendje të dehur, automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME