Categories Lajme

Fier, Shoqërohen dy persona

Fier, Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Kapet dhe ar restohet një shtetas pasi në datë 21.01.2021 vodhi një automjet në fshatin Varibob, si edhe procedohet një tjetër pasi vodhi një sasi të vogël lekësh në një shkollë në Fier.

Specialistët për H etimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si rezultat i punës operative, hetimore dhe profesionale, arrestuan shtetasin: V. Sh., 36 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datë 21.01.2021, në fshatin Varibob, ka vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. V., 48 vjeç. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti i vjedhur dhe 2 aparate celularë. Gjithashtu, u bë e mundur edhe zbardhja e vjedhjes së një shkolle 9-vjeçare në Fier, ku u procedua p enalisht autori i d yshuar, shtetasi K. Gj., 16 vjeç, i cili në datë 18.11.2020, ka vjedhur një sasi të vogël lekësh në zyrën e drejtoreshës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME