Categories Lajme

Fier, vijojnë të digjen mbeturinat, banorët nuk marrin dot frymë (PAMJET)

Qyteti i Fierit për të tretën ditë radhazi vijon të jetë i sunduar nga tymi i shkaktuar pas djegjes së mbeturinave. Tymi ka mbuluar të gjithë qytetin, teksa vijon puna për të mbuluar me dhe vatrat aktive.

Shtëllungat e tymit kanë pushtuar shtëpi e biznese që ndodhen shumë pranë fushës së mbetjeve, por ato po përhapen edhe në pjesë të tjera të qytetit, favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta.

Banorët e shqetësuar kanë thënë se tashmë nuk po munden më as të marrin frymë lirshëm. Kujtojmë se tre ditë më parë flakët e zjarrit pushtuan mbeturinat në fushën e mbetjeve në Fier. Menjëherë në vendngjarje u çuan mjete të tonazhit të rëndë, si eskavatorë, për mbulimin e zjarrit.

https://streamable.com/sry2bk

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME