Categories Lajme

Fier/ Vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen dy persona

Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga ka rënë 36-vjeçari Maradon Dajlani, pasi ishte dënuar me 1 vit burg për vjedhje.

Po ashtu u bë arrestimi i 40-vjeçarit me iniciale I.S, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu është proceduar penalisht dhe një 45-vjeçar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Maradon Dajlani, 36 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier, i cili u kap nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 40 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasin B. S., 45 vjeç, banues në fshatin Thanasaj, Lushnjë, i cili është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe fsheh rrethanat e ngjarjes.

U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin e autorit/ëve, pasi në Lushnjë kanë vjedhur disa orendi shtëpiake në banesën e shtetases A. A., 32 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME