Categories Lajme

Fier,Bien në prangat e Policisë 4 shtetas

Fier, Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. M., 52 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg“ për veprën penale “Kultivim i bimëve n arkotike“ kryer në bashkëpunim. Ky shtetas është njëri prej autorëve të kultivimit të fidanëve n arkotikë c ann abis s ativa në kubikë, të cilët u konstatuan në pyllin e Semanit, gjatë operacionit të datës 19 maj 2021.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë ndalimi i shtetasit E. M., 28 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “P lagosje e r ëndë me dashje”, sepse gjatë kontrollit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, nuk është konstatuar në banesën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. T., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz” (autoshkollë), në gjendje të dehur dhe me leje drejtimi të pezulluar. G. G., 47 vjeç, banues në Kashtëbardhë, Lushnjë, pasi në fshatin Lifaj, mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Ford Focus” është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë dhe për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi E. G., 40 vjeç, banues në Lifaj, i cili po udhëtonte me karrocën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME