Categories Lajme

Fierzë, bllokuan rrugën për të ndaluar punimet në gurore, procedohen pesë persona, detaje

Policia e Tropojës ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar ditën e djeshme në Fierzë kundër punimeve në gurore dhe ndërtimit të fabrikës së bitumit.

Të paktën shtatë persona që ishin pjesë e protestës u ndaluan nga autoritetet.

Ndërkohë në një reagim zyrtar ditën e sotme, autoritetet bëjnë me dije se nga shtatë të ndaluarit, pesë prej tyre janë proceduar ne gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasit:

-P. Gj., 46 vjeç, banues në Fierzë;

-A. D., 30 vjeç, banues në Bajram Curri;

-S. R., 44 vjeç, banues në fshatin Breg-Lum;

-S. D., 63 vjeç, banues në fshatin Dushaj;

-K. P., 28 vjeç, banues në fshatin Rajë.

Nga veprimet hetimore paraprake rezultoi se shtetasi P. Gj. ka organizuar një protestë në Fierzë, pa lejen e organeve kompetente dhe së bashku me 4 shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, kanë penguar qarkullimin e mjeteve, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, dhe për shtetasin A. B., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, shtetasin P. Gj.

Vijojnë hetimet e thelluara në drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME