Categories Lajme

“Figurë kon.tr.overse me shumë dritëhije”, ja çthonë amerikanët për Prokurorin Arjan Ndoja

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja ka qenë mbrëmjen e së premtes shënjestër e një ategntati. Automjeti me të cilin ai po udhëtonte është q.ëlluar me bre.shëri aut.oma.tiku në një nga rrugët në hyrje të qytetit të Durrësit. Ndoja ka mbetur i pla.gosur, jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu dhe një tjetër person që ndodhej në automjet Aleksandër Laho, si dhe një person i tretë, Andi Maloku, i cili thuhet të jetë shoferi i Prokurorit. Maloku, ndodhte në gjendje kritike dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranës, në hyrje të të cilit janë vendosur forca të shumta policie, ndërsa prokurori dhe personi tjetër Laho, ndodhen në spitalin e Durrësit, gjithashtu nën kontrollin e rreptë të forcave të policisë.

Emri i prokurorit Ndoja, u bë i njohur pak javë më parë, pas urdhrit të tij për arre.stimin e Drejtorit të Hipotekës së Durrësit, Liridon Pula. Një akt që solli një reagim të fortë nga drejtuesit më të lartë të Qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrit Erion Braçe, të cilët në mënyrë të përsëritur e akuzuan atë si një personazh të lidhur me botën e kri.mit e që vepron për llogari të bandave të Durrësit.

Ndoja rezulton të jetë një figurë kon.troverse me shumë dritëhije. Përpara se të emërohej prokuror, ai ka qenë avokat, ku mësohet se ka mbrojtur emra të botës së errët të kr.imit. Më pas ai është përmendur dhe në episodin e su.lmit, disa vite më parë në Durrës, të një avokati të njohur të këtij qyteti. Nga ana tjetër, personi që udhëtonte me të në makinë Aleksandër Laho, është një personazh problematik, i dyshuar për përfshirje ne aktivitete kri.m.inale, që ka ndryshuar disa herë identitetin, dhe që dyshohet të jetë i përfshirë dhe në rra.hjen që ju bë një biznesmeni libanez, i cili po investonte për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME