Categories Lajme

Fiks Fare/ Ish-kandidatja për deputete kërkon 2800 euro për dëshminë e gjuhës gjermane

Kërkon 2.800 euro për të dhënë dëshmi të gjuhës gjermane, ish kandidatja për deputete e LSI në Durrës, Rexhina Leka.

Provimi merret në Gjermani  pasi ajo është e lidhur me dikë atje që paraqitet për të dhënë provimin në vend të të interesuarit. Pra kundrejt 2800 eurove i interesuari nuk hyn në provim por në vend të tij dikush tjetër.

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një seksereje që operon kryesisht në qytetin e Durrësit, zonë në të cilën ka qenë edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Fiksi solli me zë dhe figurë znj.Rexhina Leka e cila i premton bashkëpunëtores së Fiksit dëshminë e gjuhës gjermane kundrejt 2 mijë e 800 eurove.

Rexhina i thotë bashkëpunëtores se paratë do hidhen në bankë dhe pse kjo gjë që ajo po bën është e jashtëligjshme, madje ajo në takim e dytë vjen e frikësuar, pasi me mesazhe bashkëpunëtores së Fiksit i thotë mos je dikush që po me regjistron.

Fiksi solli 2 takime mes sekseres dhe bashkëpunëtores së emisionit investigative, biseda në të cilat Rexhina shprehet se provimi merret në Gjermani, në provim nuk hyn vetë individi por do hyjë dikush tjetër për të. Këtë gjë ajo tregon se e bën prej 7 vitesh, vetëm shatorin e kaluar kanë marrë dëshminë në këtë mënyrë 100 persona.

Në përballjen me gazetarët e Fiksit  Rexhina qan, ajo thotë ka patur persona që në nëtor nuk e morën dëshminë, mua më mashtruan në Gjermani dhe unë mashtrova personat që më paguan.

“E di që është mashtrim” thotë ajo.

Por në shtator sipas saj e kanë marrë provimin të gjithë, duke pranuar edhe para gazetarëve që ka bërë rolin e sekseres, pasi i ka çuar para për individët e interesuar një djali në Gjermani dhe ai fuste njerëzit në provim.

Rexhina tregon se për personat që nuk e kanë marrë provimin po përpiqet të kthejë paratë duke pranuar se deri në këto momente ka bërë diçka të jashtëligjshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME