Categories Lajme

Fiks Fare vazhdon të sjellë fakte të reja nga..

Fiks Fare vazhdon të sjellë fakte të reja nga de noncimi i ab uzimit se ksual i minorenes nga Saranda. Vet vajza ka regjistruar ballafaqimin me babain e saj, ku e ak uzon se ai e ka rra hur dhe i ka sjellë shokët tij në shtëpi. Në këto audio regjistrime babai rrugës për në polici, i premton vajzës se nuk do të sjellë më në shtëpi as shokët e tij dhe as Bajram Tushën. Një natë para se vajza të pyetej nga psikologu presioni i prindërve, policisë dhe Bajos ndaj saj, ishte shumë i madh.

Vajza ka regjistruar babain kur e rr eh pasi ajo i kërkon të nxjerrë nga shtëpia Bajon. Bajo, siç e thërrasin ata Bajram Tushën, qëndron në shtëpinë e tyre deri në orët e para të mëngjesit. Në momentin kur vjen policia, inspektori i zonës Bujar Nikolla i kërkon të largohet madje dëgjohet t’i thotë se ai duhet të ikë pasi nuk lejohet që të ketë ar më. Ar më me të cilën Bajram Tusha dëgjohet që të qël lojë para se të vinte policia. Policia u njoftua nga babai i vajzës pasi ai dysh onte se djali Denito Ruçi, i dashuri i vajzës ishte shumë afër më shtëpinë dhe mund të rrë mbente vajzën. Gjatë kohës që Tusha qël lon me ar më, dëgjohet se babai e inkurajon atë, madje i thotë që ta qël lojë “qenin” duke ofenduar me fjalë banale.

Pasi policia vjen në banesë, prindërit e mbyllin vajzën brenda shtëpisë dhe nuk e lejojnë atë që t’i takojë ata vetëm. Vajza i përgjërohet policëve që ta dëgjojnë, por ata i thonë se nëse nuk pushon do ta dërgojnë në spital dhe se djalin do ta fusin në bu rg. Vajza ndihet shumë e fr ikësuar dhe gjatë gjithë kohës dëgjohet të bërtas dhe të kërkojë ndihmë. Njëri nga policët i kërkon asaj të dalë në dritare. Kur polici afrohet, vajza i flet me një zë shumë të ulët, pas kësaj dëgjohet nëna e cila i ulëret duke thënë “Mos e beso, mos e beso sepse të gënjen”.Në këto audio, kuptohet se vajza është nën presionin e vazhdueshëm të prindërve të cilët duan me çdo kusht ta largojnë nga djali. Më i “devotshëm” duket të jetë Bajram Tusha i cili edhe pasi vjen policia nuk pranon të ikë në shtëpinë e tij, pasi sipas tij duhet të ruaj vajzën.

Kur vajza ballafaqohet me të atin. Babai i lutet vajzës te heq dorë dhe i premton se nuk do të sjellë asnjë nga shokët e tij në shtëpi. Sidomos Bajon “Bajon s’ta sjell” i thotë ai. Gjatë kësaj kohe në bisedë futet edhe e ëma e cila pranon që babai e ka rr ahur vajzën. Në një moment ai i rrë mben vajzës telefonin pasi sipas saj dysh oi se ajo ishte duke regjistruar. Vajza dëgjohet të ulërasë, të kërkoj ndihmë dhe e quan atë “pedofil i dreqit” Situata në këtë familje duket të qetësohet vetëm në orët e para të mëngjesit, kur policia i thotë vajzës që nëse ajo nuk rri urtë, atëherë atë do ta çojnë në spital dhe sipas tyre me këtë sjellje ajo do të marrë në qafë edhe djalin, të dashurin, i cili do të përfundojë në bu rg.

Hetimi i prokurorisë \Pas marrjes së deklaratës së djalit, dhe pyetjes së vajzës nga psikologu, që në orët e para të hetimit prokuroria nxorri urdhër arresti për Bajram Tushën. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se ka kryer marr ëdhënie me vajzën, por kjo nuk ka qenë kundër dëshirës së saj. Nën hetim nga prokuroria vazhdojnë të jenë edhe tre persona të tjerë, ndër ta dysh ohet të jetë edhe babai i minorenes.

Pas këtyre ngjarjeve, brenda pak orësh Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në bashkëpunim me prokurorinë nxorrën një urdhër mbrojtje për vajzën. Pas përfundimit të proçedurave ajo u dërgua menjëherë në një qendër rehabilitimi në Tiranë, ku edhe ndodhet aktualisht. Gjykata e Rrethit Sarandë ka vlerësuar si të vlefshëm arr estin e Bajram Tushës, masa e arr estit me b urg është lënë në fuqi. Por pavarësisht këtyre fakteve prindërit e minorenës kanë bërë disa deklarata në media, ku ak uzojnë për Denito Ruçin si manipulator dhe përd hunues të vajzës së tyre. Ata kanë kërkuar lirimin e Bajram Tushës, si i pafajshëm, edhe pse ky i fundit gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar të ketë kryer mar rdhënie me minorenen./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME