Categories Lajme

Filadelfia, arrestohet personi i dyshuar për plagosjen e 6 policëve

Të enjten herët në mëngjes policia e qytetit të Filadelfias arrestoi një të dyshuar, i cili plagosi me armë zjarri gjashtë oficerë policie. Policët morrën plagë të lehta që nuk u rrezikojnë jetën.

Përpara se të vetëdorëzohej i dyshuari ishte futur në një shtëpi në zonën e njohur me emrin Tioga-Nicetown. Oficerët po kryenin një kontroll për narkotikë dhe ndërsa ndodheshin brenda banesës nisi shkëmbimi i zjarrit me personin e armatosur. Autoritetet thanë se personi i armatosur nuk pranoi të komunikonte me ta gjatë gjithë kohës që qëndronte i mbyllur në shtëpi dhe i rrethuar nga policia.

Po flisja me një prej oficerëve që kishte një plagë të lehtë në kokë. Ai kishte dy djem të vegjël, rreth 9 dhe 10 vjeç. Po mendoja se si jeta e tyre mund të ndryshonte vetëm brenda pak çastesh”, tha kryetari i bashkisë së Filadelfias Jim Kenney.

Ndërkohë zëdhënësi i policisë njoftoi se të gjashtë oficerët e plagosur dolën nga spitali të mërkurën vonë në mbrëmje.

Dy oficerë policie qëndruan të bllokuar brenda shtëpisë ku ndodhej personi i armatosur për më shumë se katër orë, përpara se të evakuoheshin të sigurt prej andej. VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME