Shumë pak prej tyre kanë ende tabela që të kujtojnë se kanë funksionuar si pika bastesh deri në datë 31 dhjetor,por qepenat i kanë ulur. Pjesa më e madhe e ish pikave të basteve tashmë janë kthyer në ambjente që funksionojnë si bar-kafe,ndërsa një pjesë tjetër janë ambjente bosh,dhe madje nga pronarët e tyre lëshohen me qera.
Deri në datë 31 dhjetor të vitit 2018,shumë prej pikave të basteve kanë funksionuar të tilla,duke shfrytëzuar deri dhe ditën e fundit. Ndërsa me nisjen e vitit të ri,pikat e basteve kanë pushuar së ekzistuari si të tilla. Ndërsa në qendrën kombëtare të rregjistrimit në Vlorë, pikat e basteve e kanë mbyllur tashmë niptin e tyre.