Categories Lajme

Fillon ora “covidiane” në Shqipëri, izolim nga 22:00-06:00! Policia në rrugë, kushtet për të dalë

Nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme hyri në fuqi masa kufizuese për lëvizjen e qytetarëve si dhe mbylljen e restoranteve e bareve (përveç shërbimit delivery) deri në orën 06:00 për shkak të koronavirusit. Rrugët e Tiranës , Vlores, por edhe të gjithë vendit janë bosh. Në terren ndodhen forcat e policisë që po kontrollojnë zbatimin e masës shtrënguese. Nëse konstatohen qytetarë që thyejnë urdhrin atëherë do të ndëshkohen. Bazuar tek akti i ri normativ gjoba do të jetë 100 mijë lekë të vjetra. Por ka edhe disa përjashtime për kategoritë e qytetarëve që lejohen që të lëvizin në këtë orar dhe kushtet që duhet të plotësojnë. Përjashtim bëjnë emergjencat shëndetësore, institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Administrata do të punojë nga shtëpia. Masat janë në fuqi deri në datë 2 dhjetor.

SI DHE KUSH MUNDET TË MARRË LEJE PËR DALJE NË FASHËN ORARE TË KUFIZIMIT TË LËVIZJES – HAPAT Leje për dalje, Në zbatim të Urdhrit nr. 616, datë 9.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për kufizimin e lëvizjes brenda vendit” qytetarët mund të aplikojnë online për t’u pajisur me “Leje për dalje” për arsye pune dhe arsye të domosdoshme (si farmaci, asistencë ndaj një të moshuari, etj.) për fashën orare 22:00 – 06:00 me mjet qarkullimi rrugor ose në këmbë.

Leja për punë vlen vetëm për fashën orare 22:00 – 06:00 dhe mund të përzgjidhet nëse do të përshkohet rruga me ose pa mjet qarkullimi rrugor. Për qytetarët të cilët punojnë me turne lejohet vendosja e orareve specifike të vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës. – “Leje për arsye të domosdoshme” vlen për cdo ditë të javës brenda fashës orare 22:00 – 06:00 vetëm për qytetarët, të cilët duhet të dalin në këto orare për nevoja specifike.

Kujdes! Në mungesë të email-it ose mesazhit konfirmues për leje dalje për punë/arsye të domosdoshme nga e-Albania, do të aplikohen masat sipas legjislacionit në fuqi. Dokumentacioni i nevojshëm: Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës: – Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”; – Klikoni butonin “Përdor”;
– Përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet; Në rast se ju nevojitet leje për punë:
– Përzgjidhni opsionin “Leje për punë”; – Përzgjidhni mënyrën e qarkullimit “Me mjet” ose “Pa mjet”
– Në rast se do të përzgjidhni opsionin “Qarkullim me mjet”, nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet automatikisht ne listë për përzgjedhje; – Nëse mjeti nuk është në pronësinë tuaj, plotësoni të dhënat duke vendosur targën dhe numrin e shasisë së tij me të cilin do të kryeni lëvizjen;
– Përcaktoni fashën orare për lëvizjen tuaj duke përzgjedhur një nga opsionet “Fashë fikse” ose “Punë me turne/orar specifik”; – Për të gjithë qytetarët që punojnë me turne, mund të vijohet me përzgjedhjen e opsionit “Punë me turne/orar specifik” ku vendoset ora e saktë e vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës;
– Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj; – Autorizimi do të miratohet vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas akteve normative – Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës;

– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë. Në rast se ju nevojitet leje për arsye të domosdoshme:
– Përzgjidhni opsionin “Leje për arsye të domosdoshme”; – Shkruani saktë datën dhe arsyen e lëvizjes;
– Nëse lëvizja për arsye të domosdoshme do të bëhet me mjet, lutemi shtoni në aplikimin tuaj të dhënat e tij: Targën dhe numrin e shasisë ; – Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania – Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

KUJDES! Policia do të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka leje të miratuar ose jo. Kush nuk respekton orarin dhe email-in nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas masave të parashikuara në legjislacionin në fuqi. Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit: Menjëherë Kostot: Pa pagesë Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME