Categories Lajme

Fillon shpërndarja e vaksinës Moderna në SHBA, ja kur pritet të miratohet vaksina e tretë

Në SHBA, ngarkesat me vaksinën Moderna për koronavirusin nisën të dërgohen sot në mëngjes drejt objekteve të kujdesit shëndetësor. Shpërndarja e vaksinës Moderna në më shumë se 3,700 destinacione të vendit do të zgjerojë mjaft operacionet e nisura javën e kaluar me kompaninë Pfizer Inc. Qeveria amerikane planifikon të shpërnndajë brenda javës që vjen 5.9 milion vaksina Moderna dhe 2 milion vaksina Pfizer.

Por synimi ambicioz për të imunizuar para fundit të vitit 20 milion amerikanë me dozën e parë të vaksinës që kërkon dy doza, mund të shtyhet deri në javën e parë të janarit, u tha gazetarëve gjenerali amerikan Gustave Perna.

Dje, kompania Moderna i transportoi vaksinat e para nga fabrikat e saj të prodhimit në Bloomington të shtetit Indiana për në magazinat e operuara nga firma McKesson për t’u paketuar në kontejnerë dhe për t’u ngarkuar në kamionë. Dërgesat do të fillojnë të arrijnë tek objektet shëndetësore të hënën, tha gjeneral Perna.

Shpërndarja e vaksinës Moderna do të zgjerojë ndjeshëm mundësinë e njerëzve për t’u imunizuar ndërkohë që vdekjet e shkaktuara në SHBA nga koronavirusi arritën në më shumë se 310,000 javën e kaluar, 11 muaj pas rasteve të para të konfirmuara në vend.

Disa shtete amerikane kanë zgjedhur Modernën për zonat rurale, sepse kjo vaksinë mund të ruhet për 30 ditë në frigoriferë me temperaturë standarde. Ndërsa vaksina Pfizer duhet të transportohet dhe ruhet në -70 Celsius dhe mund të mbahet vetëm për pesë ditë në temperaturat standarde të frigoriferit. Dozat e para po u jepen profesionistëve të shëndetit. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të vendosin tani se cila do të jetë kategoria e radhës që do të vaksinohet. Kategoritë që po shqyrtohen janë punonjësit e domosdoshëm, personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje ekzistuese.

Një vaksinë e tretë? Ndërkohë, një vaksinë e tretë për koronavirusin mund të marrë miratimin e SHBA muajin e ardhshëm, tha të dielën një zyrtar i lartë amerikan i shëndetësisë.

Admirali Brett Giroir, ndihmës sekretar në Departamentin e Shëndetësisë, tha për ABC News se të dhënat ende nuk janë publikuar për vaksinën e re të koronavirusit nga kompania Johnson & Johnson dhe Janssen, por nëse miratohet, ajo do të ishte vaksina e tretë në SHBA pas atyre të kompanive Pfizer dhe Moderna Inc./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME