‘Joker’ ndër filmat më të shikuar muajt e fundit në kinematë botërore. Filmi, “Joker”, ka arritur t’i arkëtojë 1 miliard dollarë në kinematë botërore këtë fundjavë, duke u bërë filmi i parë që e arrin këtë shifër marramendëse.
Filmi i klasifikuar për grup-moshë të caktuar të audiencës në Shtetet e Bashkuara nënkupton që ai mund të shikohet nga personat më të rinj se 17 vjeç vetëm nën shoqërimin e të rriturve.
Tash për tash, filmi “Joker” ndodhet në vendin e shtatë në Shtetet e Bashkuara. Në vendin e parë u rendit filmi “Ford v Ferrari”, me 31 milionë dollarë të hyra për një javë.