Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Trajektorja”. Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ka bërë të mundur s ekuestrimin e 29 kallëpeve me lëndë è ksplôzive me peshë 18 kg dhe 15 k ápsolla d ètônatore. Ar rèstohen në flagrancë 2 poseduesit e l ëndës è ksplôzive, të cilët do e shisnin atë kundrejt vlerës 12.000 euro.
Shërbimet e Komisariatit të Pôlícisë Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trajektorja “, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
B., 42 vjeç dhe Sh. T., 31 vjeç, banues në Kukës. Shërbimet e Policisë, pas informacionit të siguruar se në drejtim të Durrësit po lëvizte një automjet me 2 persona, të cilët kishin vendosur në bagazh një sasi të konsiderueshme lënde èksplôzive, menjëherë kanë organizuar punën dhe në Sukth kanë ndaluar mjetin me të cilin po lëviznin shtetasit B. B. dhe Sh. T. Pas kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dhe sèkuestruar në cilësinë e provës materiale 29 kallëpe me lëndë è ksplôzive, me peshë 18 kg, si dhe 15 k apsolla d ètonatore, të cilat këta shtetas do t’i s hisnin kundrejt vlerës 12.000 euro.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari k riminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
