Categories Lajme

Finalizohet Plan-Operacioni “Veprimi” Goditen 4 raste të organizimit të lojrave të fatit online

DVP Berat, Vijon puna për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit. Finalizohet Plan-Operacioni “Veprimi” Goditen 4 raste të organizimit të lojrave të fatit online, procedohen penalisht 4 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Berat dhe Kuçovë konstatuan 4 raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Berat dhe Kuçovë proceduan penalisht shtetasit J.L., 40 vjeç, banues në Berat, A.G., 22 vjeç, banues në Kuçovë, E.D., 30 vjeç, banues në Polovinë, Kuçovë dhe N.V., 34 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokaleve që ata administronin u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 aparate celular të cilët dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME